HORROR NË VJENË/ Të gjithë i vrau gruaja 35 vjece, bile dhe...

HORROR NË VJENË/ Të gjithë i vrau gruaja 35 vjece, bile dhe qenin

39
0
Shares

Policia austriake thotë se ka gjetur 6 trupa të pajetë në një shtëpi, duke saktësuar se të gjithë ishin pjesëtarë të një familjeje dhe mes viktimave ishin dhe tre fëmijë, sipas APA, agjencisë austriake të lajmeve.

Raportohet se një grua 35 vjeçe vrau nënën e saj 59 vjeçe, vëllain 40 vjeç, dhe tre fëmijët e saj nga 7 deri në 10 vjeç dhe në fund vrau veten.

3AEE8C8300000578-3990856-image-a-150_1480609543976

Ngjarja ndodhi në një shtëpi afër qytetit Böheimkirchen, 55 km në perëndim të Vjenës.

Madje edhe qeni i familjes ishte vrarë. Policia gjeti një pistoletë afër shtëpisë.

Nuk është e qartë kur kanë ndodhur vrasjet, por sipas gazetës “Krone” fëmijët kanë munguar në shkollë për disa ditë.

Alarmi u dha nga punëdhënësi i një prej viktimave, pasi nuk kishte shkuar në vendin e punës prej ditësh.

boeheimkirchen

Familje jetonte në një ndërtesë që më parë përdorej si hotel, ku disa dhoma ishin dhënë me qira.

Fqinjët thonë se familja me tre gjenerata nuk ishte shumë sociale me banorët e zonës. Por, pavarësisht kësaj ajo dukej si një familje normale pasi nuk kishte zënka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY