Finlandë, goditet rrjeti i trafikantëve drejtuar nga shqiptarë

Finlandë, goditet rrjeti i trafikantëve drejtuar nga shqiptarë

54
0
Shares

Policia e Finlandës ka goditur një grup të trafikut të drogës duke çuar në pranga disa shqiptare.
Policia në Helsinki në një komunikatë thekson se pas disa muajsh hetime, ka arritur të zbulojë një grup kriminalë që merrej me trafikun e drogës.
Gjatë kontrollit në një banesë  në Vantaa Länsimäki, janë sekuestruar 8 kg kokainë, 16 kg amfetaminë, më pak se 1 kg drogë në kristali të “akullt” si dhe një shumë të konsiderueshme të hollash të përfituara nga tregtia e drogës.
Policia vendase thekson se kjo është sasia më e madhe e kokainës së kapur dhe një nga rastet më të mëdha në Finlandë. Kokaina rezulton të jetë 100% e pastër. Sipas përllogaritjeve, vlera e drogës kap shifrën e 1.5 deri në 2 milionë euro.
Sipas policisë atje, pas trafikut qëndrojnë shqiptarë të organizatave kriminale në Holandë. Disa prej anëtarëve të organizatës kanë qëndruar përkohësisht në Finlandë ku edhe kanë kryer kontrabandën.
Kreu i hetimeve, kryeinspektori i policisë në Helsinki, Jari Pynnönen thotë se paratë e drogës janë dërguar për në Shqipëri.
Ndaj 7 personave janë lëshuar urdhër-arreste, pesë prej të cilëve janë në burg, ndërsa dy të tjerët janë burgosur në mungesë.
Policia thotë se përveç shtetasve shqiptarë, anëtarë të organizatës janë edhe nga Kosova, Maroku dhe Iraku, disa prej të cilëve kanë nënshtetësi finlandeze.
Disa prej tyre kanë kryer krime në vende të tjera.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY