Motta – Tahirit: Kontrolloni kufijtë, parandaloni trafikun e drogës

Motta – Tahirit: Kontrolloni kufijtë, parandaloni trafikun e drogës

43
0
Shares

Ministri i Punëve të Brendshme Saimiri Tahiri priti dje Prokurorin e Antimafias në Leçe të Italisë Cataldo Motta dhe zëvendësprokurorin e Republikës, Guglielmo Cataldi.
Në këtë takim, palët nënvizuan se një kontroll efikas i kufijve kontribuon për të parandaluar paligjshmëritë.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes autoriteteve ligj-zbatuese në të dy vendet, si dhe nevoja e zgjerimit dhe intensifikimit të këtij bashkëpunimi.
Prokurori italian evidentoi në takim nevojën për një bashkëpunim mes palëve, përmes veprimeve hetimore të përbashkëta.
Ministri Tahiri u shpreh se Policia e Shtetit është e gatshme për çdo nismë të përbashkët për hetime kundër trafikut të drogës.
Bashkëbiseduesit theksuan se prezenca e Policisë italiane, përmes misioneve të saj në Shqipëri, është një dëshmi e fortë e bashkëpunimit dhe garanci për transparencë.
Palët nënvizuan gjithashtu mirëkuptimin mes Italisë e Shqipërisë për të përforcuar bashkëpunimin në sektorin e sigurisë dhe të luftës kundër terrorizimit, për administrimin e kufijve, si dhe për të rritur aftësinë e forcave policore të të dy vendeve për këtë qëllim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY