EMRI/Nga Tepelena me drogë në Kakavijë, arrestohet

EMRI/Nga Tepelena me drogë në Kakavijë, arrestohet

50
0
Shares

Goditet një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotike nga pika kufitare e Kakavijes, ku jane sekuestruar 28 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Punonjësit e Policisë Kufitare në vijën e dytë thanë se në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi Dashnor Hamza, me mjetin me targa AA 458 MA.
Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga punonjësit e Policisë Kufitare, mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm, ku në një vend të sajuar në shasinë e automjetit kishte disa pako me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit kanabis sativa.
Menjëherë kanë bërë bllokimin mjetit, duke njoftuar grupin hetimor si dhe Specialistët Kundër Lëndëve Narkotike në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.
Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, në shasinë e mjetit u gjetën 28 pako me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë totale 28 kg.
Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, 43 vjeçarit banues në fshatin Xhafaj, Tepelenë.
Materialet proçeduriale do ti referohen Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale, “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY