Ministri Hoxhaj, polemika të ashpra me Dacic në Varshavë

Ministri Hoxhaj, polemika të ashpra me Dacic në Varshavë

41
0
Shares

Nëse Tirana është në kohë të mira me qeveritarët e Beogradit, ata të Prishtinës vijojnë me ta debatet dhe polemikat e ashpra në takime ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është treguar i ashpër ndaj Ivic Dacic gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të Vishegradit dhe Ballkanit në Varshavë të Polonisë.

Ai e ka krahasuar me Sllobodan Miloshevicin sjelljen dhe diskursin e Dacic në raport me Kosovën dhe përpjekjet e tij për ta penguar Kosovën në forcimin e shtetësisë dhe integrimit në BE.

“Unë fola për rikthimin e historisë. Por nuk e Imagjinava ta shoh Dacicin e rikthyer. E mbaj mend atë në vitet 90-ta kur ishte zëdhënës i Millosheviqit, i një regjimi që i ka bërë aq dëme Ballkanit dhe Kosovës. Është për keqardhje kur e shoh Ivica Dacic si flet dhe sillet. Deshti apo jo, Kosova është e pavarur dhe do të jetē çdo herë e tillë” ka thënë Hoxhaj.

Dacic në fjalimin e tij më shumë ishte ankuar në BE-në se herë përpiqet ta trajtoj Kosovën si gjoja rast të veçantë e në anën tjetër këtu në Varshavë e trajton si shtet.

Veçmas Daçici ndjehet keq nga takimi i javës së kaluar i Stabilizim Asocimit Kosovë-BE në Bruksel.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY