FOTO/Nishani shoqëron me buzëqeshje trokitjen e gotave mes Bashës dhe Metës

FOTO/Nishani shoqëron me buzëqeshje trokitjen e gotave mes Bashës dhe Metës

46
0
Shares

Presidenti Bujar Nishani ka shoqëruar me buzëqeshje trokitjen e gotave sonte mes kreut të opozitës Lulzim Basha dhe kreut të Kuvendit dhe të LSI-së, Ilir Meta.

Basha dhe Meta u takuan gjatë pritjes që dha Presidenti i Republikës me rastin e 104 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në pritje morën pjesë deputetë, ambasadorë, drejtues institucionesh, përfaqësues të medias, drejtues politikë të Kosovës dhe Maqedonisë, ushtarakë të lartë dhe gazetarë të njohur.

Ra në sy mungesa e ministrave të qeverisë Rama, pjese e PS si dhe të vet Kryeministrit i cili me sa duket nuk është kthyer ende nga Berlini.

 

Ndërkohë që zyrtarë të majtë ishin Blushi, Gjinushi, Milo etj

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta po ashtu vizitoi Gjermaninë javën e fundit. Ai nuk u përfshi në debatin e Kryeministrit me zyrtarët e lartë gjermanë që paralajëmruan Ramën për kushtet që do të theksoheshin edhe nga Merkel.

Fotot e mësipërme janë publikuar nga zyra e shtypit e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY