25 MIJE VENDE PUNE/ E vërteta e ligjit italian për mbylljen e...

25 MIJE VENDE PUNE/ E vërteta e ligjit italian për mbylljen e 850 bizneseve Call Center

60
0
Shares

Pak ditë më parë Komisioni i Buxhetit pranë Dhomës së Deputetëve në Itali aprovoi një amendament të ligjit të stabilitetit 2017, që parashikon rregulla më të rrepta për zhvendosjen e shërbimeve të “call centre”. Kohët e fundit transferimi i këtyre aktiviteteve në vende fqinje, kryesisht në Shqipëri, ka shkaktuar në vend protesta të punonjësve italianë. Norma e re, që do të hyjë në fuqi sapo të botohet në gazetën zyrtare, parashikon një lloj faljeje për ata që kanë zhvendosur aktivitetin e tyre në një vend jo anëtar të Bashkimit Evropian përpara se të dilte norma e re. Por në këtë pikë të gjithë ata biznese të cilat janë ngritur në Shqipëri, si një vend që akoma nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, parashikohet që të ketë penalizime ose diskutohet dhe për mbyllje të tyre. Por me këtë ligj të ri firmat janë të detyruara të japin komunikimin brenda 60 ditësh, përndryshe parashikohen gjoba prej 10 mijë eurosh për çdo ditë vonesë. Ndërmarrjet që vendosin të transferojnë aktivitetin në vendet jo evropiane nuk mund të përfitojnë nga asnjë lehtësim fiskal dhe do të kenë probleme për të marrë pjesë në tenderat publikë. Sipas përfaqësuesve të sindikatave kryesore, amendamenti nuk do të kthejë në Itali aktivitetet e këtij lloji, shumica e të cilave veprojnë në Shqipëri, por thjesht do t’i spostojë në një vend anëtar të Bashkimit Evropian, siç mund të jetë Rumania. Ata këshillojnë gjithsesi një kontroll më të rreptë në këtë fushë. Ende nuk dihet nëse teksti do të pësojë ndryshime gjatë shqyrtimit në Senat. Ndërkohë llogaritet që nëse fluksi i zhvendosjes së firmave të “call centre” nuk frenohet, në Itali brenda disa muajsh janë në rrezik rreth 70 mijë vende pune.

Çfarë do bëhet me Call Centerat në Shqipëri?!

Panik të pajustifikuar e quajnë investitorët shqiptaro – italianë të Call Center -ave në Shqipëri, lajmin se ky aktivitet mund të mbyllet nëse Senati Italian miraton ndryshimet në ligjin për bizneset e qendrave telefonike. Shumë të rinjve ju është prerë shpresa sepse punësimin në call center e shikonin si mundësinë e vetme. “ Me thënë të drejtën do më vinte shumë keq sikur këta kompani të largoheshin nga vendi jonë. Jemi të punësuar qindra të rinj nëpër coll centera dhe mbanim veten tonë. Situata do të jetë shumë e vështirë për të gjithë të rinjtë por edhe familjarët që punojnë nëpër këto kompani” shprehet një student. Pra të punësuarit nëpër kompanitë telefonike italiane janë që nga studentët, të diplomuarit, ata të cilët nuk kanë ndjekur studime të larta e deri tek familjarët. Të gjitha këta kategori rrezikojnë të mbeten pa punë. Shumica prej tyre kanë disa vite që punojnë nëpër call centera e të tjerë janë të rinjë që si mundësi të vetme punësimi që ka në vendin e tyre janë call centerat. Mungesa e vendeve të punës bën që shumë të rinj të detyrohen të punojnë nëpër këto kompani për të siguruar jetesën e tyre.

Biznesmeni italian Caparrota: Shteti shqiptarë nuk duhet të heshtë

Nëse Senati Italian miraton ndryshimet në ligjin e funksionimit të kompanive “Call Center”, 25 mijë të rinj shqiptarë rrezikojnë të humbin vendin e punës. Dhoma e Deputetëve kaloi dy ditë më parë ndryshimet, që pengojnë kompanitë italiane të zhvendosen në shtete të tjera duke i ngarkuar taksa më të larta. Operatorët ekonomikë që krijojnë një kompani të re në një tjetër vend, janë të detyruar të tregojnë vendin e origjinës. I kontaktuar nga gazeta “Standard” Roberto Caparrota, biznesmeni Italian me aktivitet në call center pohon se heshtja e shtetit shqiptarë përballë kësaj situate mund tu rrezikojë vendin e punës mijëra të rinjve. “Ligji në Itali është bërë në mënyrë strategjike për arsye kthimin e kompanive italiane që operojnë në vendet e tjera në Itali. Është një kompani italiane e cila për shkak të konkurrencës së lartë “kërcënon” qeverinë italiane që nëse nuk vendos rregulla për mënyrën se si do të funksionojnë kompanitë call centera do të largojë punonjësit e saj nga puna. Kjo kompani e madhe deri tani ka larguar 12% të punonjësve të saj dhe ka paralajmëruar qeverinë se nëse nuk reagon do të largojë dhe të tjerë. Kjo në një farë mënyre lë pa punë qindra italianë. Në Itali punojmë me kushte të tilla ku duhet thënë emër, mbiemër, vendi nga po telefonohet etj. Në Shqipëri nuk punohet me këto kushte. Me emër, mbiemër, psh: ( Mondi Halimi, po ju marr nga Tirana). Kjo gjë nga ana e Italianëve nuk pranohet pasi ata nuk kanë besim në momentin që u thua që po ju marr nga Shqipëria për tu ofruar shërbime të ndryshme. Shqipëria aktualisht është një vend jashtë Bashkimit Evropian. Por ajo që është më e vështirë ka të bëjë me paraqitjen e listave dhe marrjen e tyre me konsensus. Në momentin që italianët blejnë një numër pyeten nëse u lejohet ose jo që ti marrin në telefon kompani të tjera për tu ofruar shërbime. Listat me konsensus në këtë pikë bëhen shumë të vështira për tu marrë. Me ligj parashikohet që do të ketë një kontratë ku vetëm operatorët italianë mund ti marrin në telefon dhe tu ofrojnë shërbime. Nga ky ligj rrezikojnë të mbyllen 850 biznese Call Centeri të regjistruara në QKB sipas të dhënave të Instat. Ja 25 mijë të rinj që rrezikojnë vendin e punës. Të rijt rrezikojnë të ikin nga Shqipëria pasi mundësitë e punësimit do të jenë të pakta. Qeveria Italiane dhe ajo shqiptare i përkasin krahut të majtë politik. Nuk e di pse nuk ka bisedime mes palëve. Qeveria shqiptare është në një indiferencë totale. Vetëm qeveria mund ndërhyjë dhe reagojë për të bërë një kompromis, për ndryshe ky është një rrezik për mijëra të punësuar por edhe për vetë kompanitë. Ku do shkojnë këta 25 mijë të rinj? Njëherë patëm dy eksode atë të azilkërkueseve shqiptarë dhe tani dhe numri i lartë i të rinjve që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane. Call centeri ishte një mundësi shumë e mirë pune partime dhe për shume studentë që duan të ndjekin dhe shkollën dhe punën. Ku këta të rinj do ti marrin paratë për tu shkolluar? Qeveria shqiptare mesa duket nuk ka asnjë vizion për të punësuar të rinjt ” tha Caparrota.

Të dhënat nga INSTAT

Biznesi i qendrave telefonike (call center) ka njohur rritje shumë të shpejtë në Shqipëri vitet e fundit, i nxitur nga kosto e ulët e fuqisë punëtore dhe fakti që pjesa më e mirë e të rinjve e flasin mirë italishten. Numri i call center në vitin 2015 arriti në 847, sipas të dhënave të INSTAT, nga 414 që ishin në fund të vitit 2014. Deri në 2013-n, kompanitë që veprojnë në fushën e call center panë një rritje të ndjeshme dyshifrore. Por, në 2014-2015, rritja është ngadalësuar. Albacall ishte për të dytin vit radhazi operatori më i madh call center në vend. Ajo u zgjerua me 4% në 2.9 miliardë lekë (në 2014-n ishte rritur 35% dhe në 2013 me 60%). Intercom Data Service (IDS) ka rimarrë veten pas rënies me 6% të të ardhurave në 2014-n. Qarkullimi vjetor i kompanisë ishte 2.7 miliardë lekë, me rritje vjetore prej 9%. Rritje më të lartë ka shënuar Albania Marketing Service (Teleperformance) me 23% në 2.1 miliardë lekë. Shtimi i konkurrencës, si rrjedhojë e numrit të madh të kompanive që po hapen në këtë treg, por dhe maturimi i tij (gjetja e klientëve të rinj po bëhet e vështirë) vlerësohet se ka ndikuar në ngadalësimin e të mëdhenjve.

Ndryshimet e propozuara ligjore në Itali

Dhoma e Deputetëve të Italisë ka miratuar mbrëmjen e datës 24 nëntor amendime në ligjin për operimin e shërbimit call center jashtë territorit, ligj i cili daton që në vitin 2012. Ndryshimet ligjore, e më saktësisht neni 35, parashikon vendosjen e rregullave të forta sa i përket zhvendosjes së këtyre bizneseve nga Italia. Në këtë nen thuhet: “Nëse një operator privat ekonomik vendos që të ndryshojë vendndodhjen apo t’i japë në përdorim shërbimin një operatori të tretë që nuk është shtet anëtar i BE-së duhet të njoftojë autoritetet e Ministrisë së Punës, si dhe Inspektoratin e Punës 30 ditë përpara. Gjithashtu duhet të jepet njoftim edhe për numrin e telefonave të vëna në dispozicion të publikut, por edhe përdorimin e selive në territorin e vendit për garantimin e të dhënave personale. Ligji parashikon gjithashtu amendime në lidhje me trajtimin fiskal. Kompanitë që janë zhvendosur nga territori italian përpara hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve nuk do të mund të përfitojnë lehtësitë fiskale”. Gjithashtu parashikohet edhe detyrimi që këta operatorë do të kenë për të njoftimin e vendndodhjes kundrejt marrësit të telefonatave. Gjoba për mospërmbushjen e këtij detyrimi, qoftë edhe me vonesë është 150,000 euro.standard

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY