Edi Rama si Kiu-fiu, në Milano e fton Vangjush Dako, në Mynih...

Edi Rama si Kiu-fiu, në Milano e fton Vangjush Dako, në Mynih Karl Heinz Rumenige

42
0
Shares

“Pa marrë veten” nga udhëtimi në Milano, me ftesë të kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, Edi Rama demonstron “se ka shoqëri të zgjeruar” dhe shfaqet në Mynih, këtë herë duke “i bërë fresk” Gjushit, me ftesën e Karl-Heinz Rummenige.
Dhe atë që nuk e bëri për ftesën e Gjushit për në Milano, e bënë me ftesën e Rumeniges në Mynin…, e ndan gëzimin e tij me ndjekësit në rrjetet sociale.
“Edhe pse jo ‘bajernist’ kam privilegjin të jem sonte i ftuar nderi i Bajernit te Mynihut. Faleminderit për respektin Karl-Heinz Rummenige!”.
Ky ngazëllim, është i njëjti me  atë të një ftese të mundshme nga Taulant Balla, për të ndjekur një ndeshje të “Sopotit” në Librazhd…
Por, duket se ftesa e Rumeniges, është si ajo shprehja “dardha e ka bishtin mbrapa”…
… Sepse në një postim tjetër, Edi Rama nuk lë pa përmendur impresionizmin e tij për “mikpritjen për gjermanët”, në kohën ku legjenda gjermane e futbolli, ka ardhur për një ndeshje në Shqipëri…
Me këtë impresionim të tij, duket se Rama do ti kujtojë gjermanëve të mergelit dhe Gunther Krichbaum
“Karl Heinz Rumenige i tregon me detaje qëndrimet e tij ne Shqipëri, ku mikpritja për gjermanet ka qene e paharrueshme. Mban mend si një kujtim te jashtëzakonshëm një stërvitje ne ‘Qemal Stafa’, kur stadiumi u mbush plot e përplot. Flet me entuziazëm per faktin qe po ndërtojmë stadiume te reja dhe është i impresionuar nga projekti i Arenës Kombëtare”, shkruan në një postim tjetër Edi Rama në rrjetet sociale.
Me këtë impresionim të tij, duket se Rama do ti kujtojë gjermanëve të Angela Merkelit dhe Gunther Krichbaum, se vetëm për këtë “mikpritje” nuk e meriton paralajmërimin për moshapjen e negociatave…
Ky postimi tjetër i Edi Ramës “për mikpritjen”, tingëllon edhe paksa ironik…, po të kujtojmë dhe të kemi parasysh ekzaktësisht, këto dy tre ditë, pritshmërinë e një tjetër rikthimi të debatit, “se kur u përzu gjermani i fundit, në 28 apo 29 nëntor…”. DRONI.al

edi rama - rumenige

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY