VIDEO/Një firmë piramidale në mes të Tiranës?!

VIDEO/Një firmë piramidale në mes të Tiranës?!

47
0
Shares

Punonjësit e një fabrike këpucësh në rrugën “Ali Demi” në Tiranë, denoncojnë në “Stop”, se kanë disa muaj pa marrë pagën mujore. Si të mos mjaftonte kjo, dhe sigurimet shoqërore nuk janë derdhur, që nga muaji maj. Janë gati 170 punonjës, që punojnë në këtë kompani italiane.

Pse keni dalë këtu jashtë?

Kemi dalë se kemi ngel pa punë, pa rroga.

Sa keni që punoni këtu?

Kam gati tetë vjet.

Sa kohë ka që nuk merrni rroga?

Po gati dy muaj, që nuk na i kanë dhënë.

Po siguracionet?

Për këtë se dimë, ata thonë që, që në qershor janë hedhur.

Po librezën e siguracioneve e keni? Jua kanë vulosur?

I kanë vulosur.

Ndërkohë një tjetër punonjëse shprehet se:

“Nuk kemi marrë lekët e dy muajve, plus që siguracionet që nuk janë paguar që në maj dhe asnjë përgjigje nuk kemi marrë.”

Të njëjtin shqetësim ndan edhe një tjetër punonjëse në këtë fabrikë këpucësh:

“Lekët nuk i kemi marrë, kemi dy deri në tre muaj pa i marrë, ndërsa me siguracionet jemi gjashtë deri në shtatë muaj pa paguar.

Po librezën e keni të vulosur?

Librezën e kemi të vulosur, por atje nuk është vulosur asnjëherë.”

“Kam tre muaj pa marrë rrogën, kemi punuar edhe të dielave edhe të shtunave, jashtë orareve dhe nuk kemi marrë gjë. “

Të gjithë punëtorët ndajnë të njëjtat shqetësime, me nga dy ose tre muaj pa marrë rrogat dhe mbi gjatë muaj pa iu paguar siguracionet.

Pronarja e biznesit Elisabeta Dosti e pranon një gjë të tillë për pagat dhe sigurimet, por bën me faj administratorin e firmës BATIS, Bataglia Luigi.

Ky i fundit ka ikur në Itali, duke i lënë punonjësit në rrugë, por vetë pronarja e këtij biznesi thotë që nuk do t’i lë pa bukë këta punëtorë, por do të gjej një mundësi për t’i paguar vetë lekët, që kanë për detyrë të paguajnë administratorët italianë.

“Unë jam pronarja që ia kam dhënë këtë ambient italianëve me qera.

Po pse e keni shkëputur kontratën?

Sepse nuk kanë qenë korrekt nuk kanë paguar rrogat e punëtorëve, nuk kanë paguar asgjë.

Po ku janë italianët?

Italianët janë në Itali.

Sa kohë ka, që ata e kanë marrë nën administrim këtë ndërtesë?

Mbi një vit, jo vetëm ndërtesën, por bashkë me biznesin.

Po tani çfarë do të bëhet?

Të gjithë punëtorëve i kam thënë, që të mbarojnë punë tek zyra e punës, domethënë të deklarojnë pse duan të largohen nga ajo firmë me rrugë ligjore. Unë do ta hap ndërmarrjen time, por me një klient tjetër që kam bërë kontratë për të punuar. Punëtorët e mi nuk ngelen në rrugë.

Ato ankohen që kanë dy muaj që nuk marrin rrogat?

Dy muaj e gjysmë.

Ata ankohen edhe për pjesën e Sigurimeve Shoqërore…

Po, kanë gjashtë muaj pa u paguar. Këtë gjë duhet ta ndjek shteti.

Po me lekët që iu kanë ngelur si do të bëhet?

Do t’i gjej unë lekët dhe do t’ia jap paradhënie, pa bukë nuk i lë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY