VIDEO/ Edi Rama një greqisht-folës i mirë, po aq sa një gënjeshtar...

VIDEO/ Edi Rama një greqisht-folës i mirë, po aq sa një gënjeshtar ordiner i mirë

112
0
Shares

Në intervistën e fundit gazetari i televizionit grek Skay, Aleksis Pahelas, që e intervistoi Edi Ramen disa ditë më parë, jo më kot në fund të intervistës, i bëri pyetjen nëse di ta flasë gjuhën greke.
Por Edi Rama me një siguri me të cilën fshinte një gënjeshtër, i tha, “jo”.
Gazetari nënqeshi me ironi dhe “nuk e ngacmoi” më kryeministrin shqiptar.
Por kjo video, provon të kundërtën…
Edi Rama i ftuar në kongresin e Partisë Socialiste greke, përshëndet me një greqishte të pastër.

Aleksis Pahelas: Pyetja e fundit; një gjë tjetër sepse jam kureshtar. E di që mamaja juaj është përkthyese shumë e mirë nga greqishtja, nuk e di n.q.s. ju flisni greqisht…
Kryeministri Rama:

Unë nuk flas fare greqisht, mamaja ime pak ,gjyshja ime shumë, edhe pse ato vijnë nga i vetmi fshat në radhën e zonës së Himarës që asnjëherë nuk kanë folur greqisht, por vëllai im flet. Kemi qenë në Greqi, e meqë ra fjala Greqia ka qenë toka e parë që kam vizituar si qytetar i lirë sepse kishim disa kushërinj nga ana e mamasë në Korfuz dhe kanë qenë atje që prej një kohe të gjatë, shqiptarë të cilët janë larguar në Vunoi shumë kohë më parë dhe për mua ishte e vështirë, por për vëllanë tim ishte e lehtë sepse ai flet greqisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY