SHISH merr fondin për përgjimin e Facebook, WhatsApp dhe Viber

SHISH merr fondin për përgjimin e Facebook, WhatsApp dhe Viber

67
0
Shares

Zv.drejtori i SHISH, Elidon Bendo i kërkoi Komisionit të Sigurisë një fond shtesë për blerjen e një pajisjeje të re e cila mund të përgjojë edhe aplikacionet e komunikimit në celular, si Whatssap, Facebook, Viber apo të tjera.

Gjatë raportimit, Bendo shpjegoi se pajisja aktuale shërben vetem për telefonat dhe duhet e re, më e sofistikuar. Me ironi deputetët e komisionit i sugjeruan zv.drejtorit të SHISH të përdorë pajisjen e blerë në vitin 2013 nga ish Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, pasi është mjaft e sofistikuar.

Në përfundim të mbledhjes që u zhvillua ditën e enjte me dyer të mbylluar, Komisioni i Sigurisë i akordoi SHISH një fond prej 350 milionë lekësh.

Nuk dihet nëse këto para janë të mjaftueshme për blerjen e pajisjes së re përgjuese

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY