Nënkryetari i LDK-së: Shqipëria nuk e njeh mentalitetin serb

Nënkryetari i LDK-së: Shqipëria nuk e njeh mentalitetin serb

35
0
Shares

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetar i Komunës së Gjilanit në Kosovë ka bërë një analizë të raporteve shqiptare-serbe duke theksuar se Tirana nuk mudn ti normalizojë këto raporte.

Duke folur në një intervistë në emisionin “Komiteti Qendror” të Gazetës Express, Lutfi Haziri tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar bisedime me Qeverinë serbe me qëllim të normalizimit të raporteve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Haziri ka shtuar se përpjekja për rregullimin e këtyre raporteve nuk është arritur asnjëherë më parë, dhe kjo nuk mund të arrihet as nga Rama, përkundër tendencës së tij.

Sipas Hazirit, raportet serbo-shqiptare janë të përcaktuara nga Kosova, dhe Shqipëria nuk ka shumë lidhje me Serbinë.

Kryetari i Gjilanit në “Komiteti Qendror” ka thënë se Shqipëria nuk e njeh nga afër Serbinë, dhe nuk e njeh as mentalitetin dhe diplomacinë e saj, thekson exprees.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY