Greqia kërcënon Shqipërinë: Ushtria është gati

Greqia kërcënon Shqipërinë: Ushtria është gati

116
0
Shares

Ministri Grek i Mbrojtjes i kujton Tiranës zyrtare, se ka një ushtri më të fuqishme dhe të gatshme për të ndërhyrë në çdo moment. I pyetur rreth komenteve të fundit nga zyrtarët shqiptarë e ata turq, gjatë një aktiviteti të Forcave të Armatosura Greke në Selanik, Kamenos tha se “Forcat e Armatosura të Greqisë janë këtu, janë të fuqishme dhe nuk kanë frikë as shqiptarët, as turqit”, raporton vizion.

Deklarata e ministrit të Mbrotjes ngjan të jetë një shkarje përderisa të dyja vendet janë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Në të njëjtën linjë radikale në marrëdhëniet me Shqipërinë është edhe ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias i cili ka thënë se pala shqiptare ndjek gjurmët e diktatorit Enver Hoxha sa i takon minoriteteve. Deklarata u bë gjatë një debati me disa deputetë të partisë kryesore të opozitës greke Demokracia e Re.

Për deklaratat e Ramës, më herët, kreu i Departamentit për Çështjet e jashtme në Demokracinë e Re, Jorgos Kumucakos, propozoi ngritjen e një Këshilli për Politikën e Jashtme, për t’u krijuar një strategji unike për marrëdhëniet Greqi-Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY