Gjykata dënon me 2 vjet burg Anjeza Shabanin

Gjykata dënon me 2 vjet burg Anjeza Shabanin

42
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me 2 vite burg Anjeza Shabanin. Video e saj e dhunës u publikua në media disa kohë më parë, në emisionin investigativ “Stop”, ku dhunonte një fëmijë të mitur në ambientet e kopshtit “Diren”  të cilin ajo administronte.
Sakaq, disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës kërkoi në gjykatë që Anjeza Shabani, administratorja e kopshtit “Diren” në të cilin janë dhunuar 3 fëmijë të mitur, të dënohet me 4 vjet e 6 muaj burg.
Ajo akuzohet për “keqtrajtim të të miturit në 3 raste” dhe “fshehje të të ardhurave”. Për shkak se gjykimi i saj është zhvilluar me procedurë të shkurtuar, asaj i ulet 1/3 e dënimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY