Fier, Gjykata lë në burg Ari Halinani, shoferin e Nelgert Patës

Fier, Gjykata lë në burg Ari Halinani, shoferin e Nelgert Patës

37
0
Shares

Gjykata e Fierit vlerësoi si të ligjshëm ndalimin e 39-vjeçarit Ari Halinani, që u plagos të dielën në atentatin ndaj Nelgert Pata. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për mbajtjen në burg pa afat të Ari Halinanit, i akuzuar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
I njohur edhe si Ilirjan Halinani, ai ka qenë i dënuar me parë për vjedhje me armë. Burimet nga grupi hetimor tregojnë se Halinani , i cili drejtonte mjetin ku u ekzekutua Nelgert Pata, është larguar i plagosur nga vendngjarja dhe ka shkuar vetë në spital duke ecur në këmbë për 1 km.
Në dëshminë e tij ka qenë i rezervuar duke mos treguar për lëvizjet e viktimës gjatë ditëve të fundit, me argumentin se nuk kishte lidhje të ngushta me të. Fillimisht pohoi se makinën me të cilën po shoqëronte Nelgert Patën e kishte në përdorim nga ky i fundit. Por pasi u ndalua nga policia e ndryshoi deklaratën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY