Mbretëresha e Britanisë: Jam e impresionuar nga ndryshimi i Shqipërisë

Mbretëresha e Britanisë: Jam e impresionuar nga ndryshimi i Shqipërisë

59
0
Shares

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elisabeta II tha se ishte e impresionuar nga ndryshimi i Shqipërisë në pak vite, gjatë paraqitjes së Letrave Kredenciale të ambasadorit të Shqipërisë në Londër, Qirjako Qirko.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore Mbretëresha Elizabeth II i uroi mirëseardhjen Ambasadorit Qirko duke i dëshiruar njëkohësisht sukses në këtë detyrë të rëndësishme.

Duke marrë fjalën ambasadori Qirko, thekoi se e konsideronte privilegj përfaqësimin e Republikës së Shqipërisë pranë Oborrit të St James. Ai falënderoi Mbretëreshën Elizabeth II për mbështetjen dhe ndihmën që ajo dhe vendi i saj i kanë dhënë zhvillimeve demokratike në Shqipëri, integrimit euroatlantik të vendit dhe problemit shqiptar në përgjithësi.

media-share-0-02-04-138d3820241420cf8050143f029aa8a259e9b9b3b1ca148e889df6fd5f1f9354-28105496-b559-4877-bbd3-95ec972653d8

Në vijim ambasadori Qirko informoi Madhërinë e Saj për rolin që Republika e Shqipërisë luan në rajon si faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe kontributin që jep në çështjet globale si anëtare e NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Duke marrë fjalën Mbretëresha Elizabeth II, ndër të tjera, do të shprehej “. . . jam vërtet e impresionuar nga zhvillimi i Shqipërisë dhe roli i saj , në një kohë kaq të shkurtër. “

Në vijim u procedura me prezantimin e diplomatëve shqiptarë në Londër dhe me funksionin që kryen secili prej tyre. Duke parë përbërjen e diplomatëve të kësaj ambasade Mbretëresha Elizabeth II do të konstatonte se “. . . shikoj se në përfaqësinë tuaj diplomatike gati gjysma e diplomatëve përbëhet nga zonja dhe kjo është gjë shumë e mirë”. Ambasadori Qirko ndërhyri duke informuar se në shërbimin e jashtëm zonjat përbëjnë shumice me gati 55% të të gjithë stafit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY