JA PAGAT/ Punë ka po duhen profesionistë, Qeveria hap vende të reja...

JA PAGAT/ Punë ka po duhen profesionistë, Qeveria hap vende të reja pune, “fëmijë e bashkëshorte diplomati”

62
0
Shares

Në buxhetin e vitit të ardhshëm do të zbatohet për herë të parë “Paketa e Diplomatit” e cila parashikon pagesa mujore për familjarët e diplomatëve.
Sipas buxhetit të ri pagesa do të ketë për bashkëshorten/in si dhe fëmijët e tyre. 100 milionë lekë të reja ka kërkuar Ministria e Jashtme si shtesë në fondin e saj për buxhetin e vitit 2017-ë.
Fondi vjen në kuadër të asaj që Ministria e Punëve të Jashtme e ka quajtur Paketa e Diplomatit, e cila aplikohet për herë të parë. Për bashkëshorten/in, pagesat do të jenë 450 euro në muaj në vendet ku pagesat bëhen në euro dhe 500 $ në muaj në vendet ku pagesat bëhen në dollarë. Pagesa do të ketë edhe për fëmijë. Për çdo fëmijë pagesa do të jetë 180 euro ose 200 dollarë.
Ndërkaq, për bashkëshortet e diplomatëve do të paguhet që nga janari i 2017-ës, kontributet për sigurimet shoqërore.

Pagesat për familjarët e diplomatëve

Në euro
Bashkëshortja/i – 450 euro në muaj
Për çdo fëmijë – 180 euro në muaj

Në dollarë
Bashkëshortja/i – 500 euro në muaj
Për çdo fëmijë – 200 euro në muaj

Vendimi i parashikuar në buxhetin 2017
1. Ne buxhetin e ri te vitit 2017 ne vijim te ligjit te ri per sherbimin e jashtem te miratuar para disa muajsh do te zbatohet per here te pare paketa e diplomatit qe parashikon: Cdo diplomat qe sherben jashte, per bashkeshoritin/en dhe per cdo femije do te marrin 450 euro; per bashkeshortin dhe 180 euro; per cdo femije (ne vendet ku pagesa eshte me euro;) dhe 500 $ per bashkeshortet dhe 200$ per femijet (ne vendet ku pagesat behen me $).
2. Kjo do te mundesohet fal nje shtese prej 1 miliard lek te vjetra ne buxhet te MPJ.
3. Per bashkeshortet e diplomateve do te paguhet qe nga janari 2017, kontributet per sigurimet shoqerore.
4. Këtë e përfitojnë te gjithë diplomatët që shërbejnë jashtë atdheut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY