LETRA/ Salcë ministres, apeli i “komunistes së re”: Po më vdes babai...

LETRA/ Salcë ministres, apeli i “komunistes së re”: Po më vdes babai në burg!

64
0
Shares

Mirela Ruko e cila u bë e njohur pasi leu me salcë ministren e Arsimit, ka pas një jetë të vështirë.
Me 20 gusht të këtij viti Mirela kërkoi ndihmë përmes një letre për “JetaoshQef” se po i vdiste babai në burgun e Fierit.
Babai i Mirelës, Besjan Ruko dënohej se kishte kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme, por për të emigruar dhe për t’i siguruar sadopak familjes së tij të varfër kushtet për jetesë.
Problemi që Mirela paraqiti, kishte të bënte me sëmundjen e babait.
“Ndihmë, po më vdes babai në burgun e Fierit”, këto ishin fjalët e një vajze që përveçse vuante nga varfëria, vuante më së shumti nga sëmundja që po i merrte jetën babait të saj në burg.

Letra e plotë

“Përshëndetje  JOQ. Po ju shkruaj pasi dua të tregoj që edhe brenda në burg, të gjitha punët bëhen me mik. Babai im është dënuar 3 vjet e 4 muaj për kalim kufiri të paligjshëm, pavarësisht se ai është kapur brenda territorit shqiptar. Përveç kësaj pjese ai është në gjendje jo të mirë shëndetësore, ku ka nevojë për vizita të vazhdueshme shëndetësore. Kemi kontaktuar me qendrën e Elsingut që merret me të tilla çështje dhe për fatin e mirë një periudhë kohe na ndihmuan kur ishte në burgun e Shën Kollit, por sapo u transferua në burgun e Fierit gjithçka ndryshoi. Ne nuk jemi në gjendje të mirë ekonomike dhe nuk mund t’ia sigurojmë të gjitha ilaçet, megjithatë jemi përpjekur t’i blejmë ato më të domosdoshmet, gjë që pjesën tjetër mund t’ia sigurojë urgjenca që ndodhet brenda në burg por jo, nëse ti s’e ke mik drejtorin atëherë ti bej ç’të duash. Mund edhe të vdesësh. Gjendja e tij s’ka qenë mirë kohët e fundit dhe ai ka kërkuar ndihmë për ta vizituar në spital, por përgjigja ka qenë e prerë që jo. Pasi në spital shkojnë veç ata që korruptojnë shefin e burgut dhe policët. Dua tu bëj thirrje organeve përkatëse të bëjnë kontroll në këtë burg pasi jo vetëm ka korrupsion, por po rrezikohen edhe jetë njerëzish”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY