Gazetarja e njohur divorcohet, por thotë disa fjalë për ish-burrin

Gazetarja e njohur divorcohet, por thotë disa fjalë për ish-burrin

88
0
Shares

Gazetarja e njohur e aktualitetit në disa televizione, Anduena Llabani është divorcuar megjithëse ia ka dalë që deri javën e fundit ta mbante fshehur.

Duke folur në ‘Vip Zone’ në Vizion Plus, ajo ka rrëfyer se prej disa kohësh është ndarë nga bashkëshorti i saj me të cilin kishin shumë vite bashkë dhe nga kjo lidhje kanë edhe një djalë 4-vjeç. Anduena ka treguar se si erdhi kjo prishje martese dhe se si janë raportet e tyre tani.

“Arditi është një mashkull perfekt. Ka qenë shumë tolerant, mbase dhe për faktin që më ka njohur në një situatë dhe në një moshë kur unë isha në kulmin e karrierës sime dhe e ka kuptuar që në fillim që unë kjo jam dhe nuk mund të ndryshoj. Nuk është bërë kurrë pengesë, nuk ka qenë i fiksuar tek gjërat e mia, përkundrazi ka qenë një mentor shumë i mirë. Ndërhynte atëherë kur duhej, më korrigjonte atëherë kur duhej. Nuk ka thënë kurrë “pse e bëre këtë” ose “ku ishe”.

Është e vështirë të të pranojë një mashkull në konditat e mia, por kam pasur goxha mirëkuptim. Ka të tjera arsye të cilat kanë çuar në prishjen e kësaj marrëdhënieje, e cila nuk mund të kushtëzohet as një nga një fëmijë, as nga dy, as nga dymbëdhjetë. Secili bën një zgjedhje në jetë dhe kjo zgjedhje bëhet për të qenë ti i lumtur…”, tregon Anduena

Ajo rrëfen se kjo ndarje nuk do të thotë se kanë shkëputur raportet dhe aq më pak të ketë ndikuar keq tek djali i tyre pasi shprehet se ata takohen në çdo festë apo gëzim familjarë.

Videon mund ta ndiqni ne adresen: https://youtu.be/PyOK_ieF2ew

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY