Përfundon në spital polici, u përplas në asfalt me gjithë motoçikletë

Përfundon në spital polici, u përplas në asfalt me gjithë motoçikletë

46
0
Shares

Një efektiv police është aksidentuar mbrëmjen e sotme. Për shkak të dëmtimeve të rënda, u dërgua për ndihmë mjekësore Spitalin Qendror Universitar të Traumave.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë Vendore, mësohet se aksidenti ka ndodhur në  vendin e quajtur Pezë Helmës. Automjeti me targa  AA 848 me  drejtues Fatos. S., 45 vjeç ka aksidentuar efektivin e policisë me iniciale E. K., 42 vjeç.
Në momentin e aksidentit, polici ishte duke udhëtuar me mjetin tip motoçikletë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për veprime te mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY