Greqi, vritet në makinë shqiptari 32-vjeçar

Greqi, vritet në makinë shqiptari 32-vjeçar

44
0
Shares

Një shqiptar është vrarë në Athinë, në rrethana ende të paqarta.
Burime nga policia greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Keratsini. Mediat greke pohojnë se 32-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet ende ishte gjetur i plagosur me armë zjarri në makinën e tij, ndërsa kishte ndërruar jetë gjatë kohës që po transportohej në spital.
Po ashtu, raportohet se në këtë zonë ka ndodhur një tjetër ngjarje, pasi policia u njoftua për grabitje të një banese. Bëhet e ditur se sapo forcat policore mbërritën në vendin e ngjarjes, ata u përballën me grabitësit, të cilët hapën zjarr ndaj tyre. Sakaq, po hetohet nëse këto ngjarje kanë lidhje me njëra-tjetrën apo jo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY