SHBA, kërkesa e rreptë për Ramën: Ligj strikt për ndalimin e blerjes...

SHBA, kërkesa e rreptë për Ramën: Ligj strikt për ndalimin e blerjes së votave

32
0
Shares

OSBE dhe SHBA i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të miratojë sa më shpejt një ligj strikt dhe të prerë që ndalon blerjen e votave në Shqipëri.

Daniel B. Baer, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, tërheq vëmendjen ndaj liderve politikë në Shqipëri të shumfishojnë përpjekjet për të zbatuar rekomandimet e ODIHR për zgjedhjet të vitit 2013 dhe të vitit 2015, për të rritur besimin e publikut tek proceset zgjedhore.

Ambasadori amerikan në OSBE për mes një letre për ministrin e jashtëm Ditmir Bushati ka kërkuar që të mos abuzohet me burimet shtetërore në fushatë, të ketë transparencë për financimin e fushatave dhe zbatimin e ligjeve të qarta e strikte kundër blerjes së votës.

Ndër të tjera në letër Amasadori amerikan në OSBE kërkon luftë kundër korrupsionit dhe prerje të lidhjeve të politikës me krimin. Në vijim vlerësohet historik votimi i paketës kushtetuese të drejtësisë dhe inkurajohet qeveria e Parlanenti të përmbyllin reformën e ta zbatojnë atë pa vonesë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY