SHOKUESE/ Itali, babai dhe gjyshi abuzojnë seksualisht me vajzën 16-vjeçare

SHOKUESE/ Itali, babai dhe gjyshi abuzojnë seksualisht me vajzën 16-vjeçare

50
0
Shares

Një zbulim shokues në Ascoli të Italisë ku është zbardhur nga denoncimi dhe hetimet policore, se mbi një vajzë të mitur është abuzuar seksualisht nga babai dhe gjyshi i saj.
Tmerri ka kapur vajzën 16-vjeçare e cila është përballur me aktet perverse nga babë e bir që për fatin e saj të keq ishin babë e gjysh, – prindi që i kishte bërë kokën dhe i ati i tij.
Ngjarjet nisin që nga shkurti i vitit 2015 dhe denoncimi i vajzës është bërë pak kohë më vonë. Sektori antikrim në Ascoli ka kryer hetime dhe ka arritur të provojë denoncimin e tmerrshëm të adoleshentes italiane, se babai dhe gjyshi i saj kishin abuzuar seksualisht me të.
Në dosjen hetimore që prokuroria ka paraqitur në gjykatë, thuhet se i pari që ka abuzuar seksualisht me vajzën ka qenë babai i saj. Ai i hynte në krevat të bijës duke e nisur me prekje në pjesët e saj intime.
Vajza ka bërë rezistencë duke mos duruar më dhe ka kërkuar që të largohet nga shtëpia. Ajo ka shkuar te gjyshi i saj. Por pa e ditur se tmerri nuk do t’i ndahej.
Një natë të shtatorit 2015 kur kishte pak muaj që strehohej atje, në dhomën ku flinte i hyn gjyshi i cili depërton në shtrat dhe nis ta prekë në pjesët intime dhe duke e zhveshur.
Vajza është tmerruar dhe ka nisur të qajë me ngashërim. Ajo ka dalë me vrap nga dhoma dhe ka shkuar në banjë ku ka arritur të dalë nga dritarja dhe të hidhet në rrugë.
Më tej është strehuar te një shoqe e saj.
Gjykatësi Filippello është duke e shqyrtuar këtë ngjarje të dyfishtë perverse. Paraprakisht gjykata i ka hequr të drejtën e prindit babait të adoleshentes. Edhe gjyshit i është ndaluar kontakti me të miturën duke u urdhëruar që të ketë distancë 500 metra nga mbesa e tij.
Dy të dyshuarit po mbrohen nga avokati Fabrizio De Vecchis. NOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY