Piktori Edi Rama i bën apel Gjykatës Kushtetuese nga ekspozita e tij...

Piktori Edi Rama i bën apel Gjykatës Kushtetuese nga ekspozita e tij në New York

77
0
Shares

Kryeministri Rama i ka bërë apel Gjykatës Kushtetuese të zhbllokojë sa më parë ligjin për “Vetting”-un, i cili më pas duhet të shoqërohet me zbatimin nga puna të reformës në drejtësi të votuar në 21 korrik të këtij viti në Kuvend.
Ndërsa pritej që kryeministri të reagonte si i tillë, pas paralajmërimit të djeshëm në “Facebook” se “nodhet në punë”, ndërsa pritej po ashtu të reagonte, po si kryeministër, për ngjarjen dhe viktimat e mbrëmshme të shpërthimit në Ballsh, ai reagon si piktor nga New Yorku…, nëpërmjet “Facebook”-ut.
“Shqipëria vend i respektuar për reformat dhe i mirëpritur në tryezën e negociatave për anëtarësim. Gjykata Kushtetuese të çlirojë sa më parë Ligjin për Veting-un e Gjykatësve e Prokurorëve dhe të nisë puna për zbatimin e tij”, shkruan piktori Edi Rama në rrjete sociale, në prag të celjes së një ekspozite pikture në metropolin amerikan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY