Niko Peleshi shton një fjalë të re në fjalorin e tij

Niko Peleshi shton një fjalë të re në fjalorin e tij

108
0
Shares

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, “faktikisht” ëhstë nr 3, i Shtetit shqiptar, këto ditë, pas ndërmarrjes së kryeministrit Edi Rama, për të demonstruar veten si piktor, në News York. Këtë “kambanë” Niko Peleshi, po mundohet ta tundë fort…, ku vetëm sot doli dy herë para mediave…, sigurisht jo “live”.
Në këto dalje, më tepër për të “amortizuar” mungesën e shefit të tij Edi Rama, përballë zhvillimeve të rëndësishme në “sektorët e naftës dhe kanabisit”…, ajo që ra më shumë në sy, ishte artikulimi “me qejf të madh”, i një fjale të vetme, të cilën duket e ka mësuar vetëm kohët e fundit…
… Daljen e parë Niko Peleshi e pati sot në spital, ku vizitoi të plagosurit e mbrëmshëm “të sektorit të naftës”.
Duke ju drejtuar personave të pacaktuar me përemra të pacaktuar, Niko Peleshi u shpreh “se këtë ngjarje po e përdorin për të ‘KAPITALIZUAR’…”.
Kjo me germa kapitale, ishte fjale e re e Niko Peleshit, e artikuluar paradite…
… Daljen e dytë, Niko Peleshi e pati sonte në mbrëmje, te Presidenca, pas një takimi të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, të thirrur nga Presidenti, për shqetësimet në “sektorin e kanabisit”.
Sërish, du ju drejtuar personave të pacaktuar me përemra të pacaktuar, Niko Peleshi u shpreh se edhe “se këtë fenomen po e përdorin për të ‘KAPITALIZUAR’…”…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY