Ja kujt ia njeh Vlahutin meritën për rekomandimin dhe çfarë kërkon nga...

Ja kujt ia njeh Vlahutin meritën për rekomandimin dhe çfarë kërkon nga qeveria

35
0
Shares

Pas rekomandimit të kushtëzuar dhënë nga Komisioni Europian për Shqipërinë, Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin dhe Kryeministri Edi Rama kanë dalë në një konferencë për mediat.
Vlahutin, teksa i ka dorëzuar Ramës progres-raportin është shprehur se Shqipëria e meriton këtë rekomandim pasi ka treguar progres, ndërsa ka shtuar se duhet të vijojë zbatimi i Reformës në Drejtësi.
Përtej zbatimit të përpjekjeve për reformën në drejtësi, Vlahutin shtoi më tej si një mesazh për qeverinë, se duhet të ketë edhe përpjekje të tjera sa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
Gjithashtu ajo ka përgëzuar popullin shqiptar për këtë arritje të madhe.
Kryeministri Rama nga ana tjetër tha se Shqipëria pas marrjes së këtij rekomandimi pozitiv do të bëjë çmos për të zbatuar çdo reformë në sistemin e drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY