GUIDA/Këto janë rrugët e rrezikshme nesër

GUIDA/Këto janë rrugët e rrezikshme nesër

61
0
Shares

Sistemi i rrugëve të vendit është kërcënuar fort nga reshjet ndërkohë që Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përpiluar guidën e rreziqeve për udhëtim në Shqipëri.

Më poshtë janë informacionet e fundit rreth gjendjes së rrugëve:

Tiranë

Në Superstradën Tirane – Durrës gjendja është normalizuar plotësisht, edhe ne rrugët paralele.

Përdoruesit e rrugës duhet te bëjnë kujdes ne segmentin Kashar – Tirane, pasi në këtë zonë ka akoma prani te ujit, por nuk pengon qarkullimin e mjeteve. Sasia e madhe e ujit ne Superstrade gjate ditës se sotme u shkaktua nga shkarkimi i ujëmbledhësve te kësaj zone, për te evituar përmbytjet.

Në zonën e Fushë-Krujës ka prani te ujit ne rruge, si pasoje e daljes se përrenjve.Po punohet me mjete e forca te shumta për pastrimin e aksit.

Në aksin Fushë Kruje

Degëzimi me Fushë Kruje Qendër, ka prani te ujit ne rruge. Për momentin rruga është e kalueshme me vështirësi.

Ne segmentin Ndoje-Qafë-Shtamë, ka rrëshqitje masive te inerteve ne rruge. Në km 8.7 kalohet me vështirësia, kurse ne kilometrin e 13 kalimi është i bllokuar. Te evitohen lëvizjet në këto akse.

Durrës

Në zonën e Shkëmbit të Kavajës është larguar uji nga rruga dhe kontraktori ka punuar deri vonë për pastrimin e aksit nga aluvionet. Të bëhet kujdes në qarkullim.

Elbasan

Nuk raportohen probleme në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim e të respektohen tabelat e sinjalistikës.

Berat

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve ne akset e këtij qarku.

Vlorë

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Gjirokastër

Problemet e shkaktuara ditën e djeshme ne aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë, janë eliminuar, dhe sot gjendja e qarkullimit është normale. Te behet kujdes ne qarkullim

Korçë

Nuk ka probleme për qarkullimin ne te gjitha akset e këtij qarku. Te behet kujdes gjate lëvizjes dhe te respektohet sinjalistika në rrugë.

Kukës

Ne te gjitha akset e këtij Qarku ka prani te materialeve ne rruge. Firmat kontraktore po punojnë me mjete dhe fuqi punëtore për pastrimin e akseve.

Ne aksin Kukës-Qafe Shllak, ku para një muaji ka patur një shembje të rrugës, ka një përkeqësim të gjendjes. Për momentin kalimi kryhet vetëm për mjetet e vogla. Firma kontraktore po punon për normalizimin e situatës. Te behet kujdes ne akset ku ka prani te materialeve ne rruge.

Dibër

Ne te gjitha akset e këtij Qarku ka prani te materialeve ne rruge. Firmat kontraktore po punojnë me mjete dhe fuqi punëtore te shtuar për pastrimin e akseve. Në aksin K. Hadroj – Qafe Benë, situata është problematike si pasoje e rënies se gurëve, sidomos në afërsi të Tunelit të Gjegjanit dhe në Shkoze. Po punohet nga kontraktori për hapjen e saj.

Tek Ura ne Hyrje te Urës se Klosit, lumi ka prurje te mëdha. Niveli i ujit po i afrohet trareve te urës.

Nga specialistet e Drejtorisë së Shkodres njoftohemi, se nga hapja e portave të Hecit te Shkopetit, është përmbytur rruga në Skuraj – Burrel, aty ku ndahet rruga që shkon për në Peshkopi. Lartësia e ujit ka arritur 1 m. Te behet kujdes ne qarkullim, sidomos ne akset ku ka prani te materialeve ne rruge.

Shkodër

Në disa akse të këtij Qarku ka probleme, siç janë: Shkodër-Qafe Qele, ku ka shembje të trupit të rrugës, si dhe te Harku i Bërdicës, ku ka prani të ujit si pasoje e hapjes se portave të Hecit. Në të gjitha akset po punohet me forca dhe mjete për pastrimin e akseve.

Në aksin Bajram Curri-Valbonë, prurjet e shumta kanë gërryer një pjesë të rrugës. Në vend ka prani të mjeteve dhe fuqi punetore te shtuar te kontraktorit.

Fier

Nuk ka probleme për qarkullimin. Të bëhet kujdes në lëvizje.

Lezhë

Nuk ka probleme për qarkullimin në akset e këtij qarku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY