Tiranë, arrestohet lezhjani hajdut, ja hilet e 8 vjedhjeve të Hiles

Tiranë, arrestohet lezhjani hajdut, ja hilet e 8 vjedhjeve të Hiles

67
0
Shares

Komisariati i Policisë Nr 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr 5, kanë bërë të mundur dje arrestimin e Hile Gjokhilaj, 58 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes “.
Ky person, dyshohet të jetë autor i vjedhjes së dyqanit të shtetases I. H., ndodhur më datë 26. 10. 2016, ku i ka vjedhur 20.000 lekë dhe disa artikuj te ndryshëm ushqimor.
Mekanizmin e tij të vjedhjes e kishte duke përdorur mashtrime të ndryshme ose duke përfituar nga pëvëmendshmëria e  shitësve, merrte shuma të ndryshme monetare dhe artikuj të ndryshëm në dyqane, më pas largohej me motor.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje”,  parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore janë dokumentuar me prova ligjore se ky shtetas është autor i dyshuar i disa vjedhjeve në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 4 dhe Nr 5 më konkretisht:

1. Më datë 07.05.2016, në Bathore 2, ka vjedhur dyqanin e shtetasit U. U., me anë të mashtrimit i ka marrë disa  artikuj.
2. Më datë 26.07.2015, në Frutikulturë, ka vjedhur dyqanin e shtetases E. M., me anë të mashtrimit i ka marrë disa  artikuj.
3. Më datë 18.08.2016, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka vjedhur dyqanin e shtetases A. M., ku ka marrë 6.000 lekë dhe disa artikuj.
4. Më datë 22.08.2016, në rrugën “Qemal Stafa”, ka vjedhur dyqanin e shtetases Sh. Z., ku ka vjedhur disa artikuj.
5. Më datë 09.09.2016, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka vjedhur dyqanin e shtetases M. Gj., me anë të mashtrimit, i ka marrë 10.000 lekë.
6. Më datë 12.10.2016, në rrugën e “Dibrës”, ka vjedhur dyqanin e shtetasit G. Ç., ka marrë disa artikuj.
7. Më datë 30.10.2015, në Babru-Shpat, ka vjedhur dyqanin e shtetases M. L., me anë të mashtrimit i ka marrë disa  artikuj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY