EMRI & FOTO/ Pogradec, lidh bashkëfshatarin dhe i rrëmben drutë e zjarrit

EMRI & FOTO/ Pogradec, lidh bashkëfshatarin dhe i rrëmben drutë e zjarrit

147
0
Shares

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal si edhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit :
Fation Bono, 26 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimit kundër personit)
Procedimi ndaj tij filloi pas, kallëzimit të bërë nga shtetasi L. M., 35 vjeç, i cili ka deklaruar se shtetasi Fation Bono duke përdorur dhunë fizike, si edhe duke e kërcënuar me armë i ka përvetësuar këtij të fundit  rreth 15 m sterë dru zjarri nga banesa e tij dhe më pas e ka mbajtur këtë shtetas të izoluar rreth 2 orë nën kërcënimin e armës, në vendin e quajtur “Gurore” mbi fshatin Vërdovë.
Nga ana e Policisë, po vijon puna për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale, “Vjedhja me dhunë”, “Heqja e paligjshme e lirisë” parashikuar nga nenet 139 e 110 të Kodit Penal.


fation-bono
Fation Bono 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY