VIDEO/ Aksidentohet qëllimisht për të përfituar para

VIDEO/ Aksidentohet qëllimisht për të përfituar para

51
0
Shares

Një paralajmërim i çuditshëm vjen për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Kjo, pasi ka dyshime se persona të caktuar përplasen qëllimisht për të përfituar para.
Janë kryesisht drejtues biçikletash ose motorësh që përplasen me automjete duke kërkuar më pas dëmshpërblim nga “pretë” e tyre.
Alarmin e jep “Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore”, e cila ka publikuar videon e mëposhtme ku duket qartë nja aksident i qëllimshëm shkaktuar nga motoristi.
“Shikojeni mirë këtë aksidentin e ndodhur sot te’21 dhjetori’. Nga kjo kamera duket sikur personi me motor është futur vetë për t’u aksidentuar qëllimisht për të përfituar ndonjë lek sepse ka filluar të bëhet si modë ky gjest. Miq ruhuni nga disa mashtrues që ju dalin përpara në rrugë në këmbë, me biçikleta ose me motorë dhe ju futen qëllimisht që më pas të përfitojnë ndonjë lek prej jush!!!”, shkruhet sipër videos së publikuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY