Nishani: Klasa politike të marrë seriozisht dënimin e krimeve të komunizmit

Nishani: Klasa politike të marrë seriozisht dënimin e krimeve të komunizmit

94
0
Shares

Presidenti i Republikës Bujar Nishani tha se Shqipëria nuk është ndarë ende nga e kaluara komuniste.
Në një aktivitet kushtuar tetorit gjerman, kreu i shtetit shqiptar tha se nostalgjia e politikanëve për krimet e komunizmit duhet të shërbejë si kambanë alarmi për shoqërinë shqiptare.
Kreu i Shtetit, tha se klasa politike shqiptare ka për detyrë të marrë seriozisht dënimin e krimeve të komunizmit.
“Me keqardhje konstatoj se pas 26 vitesh modeli gjerman, Shqipëria nuk është ndarë plotësisht nga e kaluara komuniste. Dosjet e sigurimit të shtetit nuk janë të aksesueshme dhe lustracioni nuk merret në konsideratë. Simbolet e diktaturës po rikthehen dukshëm dhe të kamufluar me elementë artistikë”.
Tentativat për të kopjuar në mënyrë tinëzare dhe spekulative  modelin gjerman duke u fokusuar në disa elementë sipërfaqësorë dhe kryesisht funksionimit administrative e megaloman të regjimit jo te krimet reale të komunizmit dhe institucioneve të madhe të saj të dhunës bëjnë një dëm të madh memories historike.
Të rinjtë shqiptarë ashtu si bashkëmoshatarët e tyre gjermanë duhet të kenë mundësinë që të mësojnë në shkolla mbi krimet e komunizmit dhe të kenë vizita njohëse në burgjet dhe kampet e punës ku u burgosën dhe ekzekutuan me qindra dhe mijëra shqiptarë.
Klasa politike shqiptare ka për detyrë të marrë seriozisht dënimin e krimeve të komunizmit dhe respektimin e rezolutave të Këshillit të Europës në vitin 1996 dhe 2006. Shtimi i zërave nostalgjik shpesh edhe nga politikanë në mbrojtje të hapur për krimet e kryera nga sigurimi i shtetit duhet të shërbejë si kambanë alarmi për shoqërinë shqiptare”, tha Nishani.
Ambasadorja e re e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, kërkoi miratimin e bazës së mëtejshme ligjore për reformën në drejtësi.
“Vizitat e kancelares Merkel, ministrit të Jashtëm federal, kanë dëshmuar se Shqipëria ndërkohë ka shënuar një progres të rëndësishëm në kuadër të reformave në rrugën e saj drejt përafrimit me BE-në, para se të gjitha në atë të sektorit të drejtësisë, për të cilën miratimi i njëzëshëm i ndryshimeve të Kushtetutës në korrik të këtij viti ishte kapërcimi i një pengese të madhe dhe tani është çështja e miratimit të bazave të mëtejshme ligjore dhe implementimi i tyre”.
Në këtë ceremoni, Presidenti nderoi me medaljen “Nënë Tereza” katër murgesha gjermane të cilat kanë dhënë kontributin e tyre në Shqipëri, ndërsa falënderoi shtetin gjerman për ndihmën që i ka dhënë vendit tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY