VIDEO/ Ja ku u gjet i fshehur bosi kalabrez i mafies italiane

VIDEO/ Ja ku u gjet i fshehur bosi kalabrez i mafies italiane

56
0
Shares

Një bos mafieje nga Kalabria u arrestua nga policia italiane në një dhomë sekrete në shtëpinë e tij 5 vjet pasi u arratis gjatë një vizite në spital, lajmëruan autoritetet italiane ditën e sotme.
Bosi 54-vjeçar, Antonio Pelle, ishte në listën e të arratisurve më të rrezikshëm të vendit. Ai po përballet me një dënim 20 vjeçar për trafik armësh dhe droge, dhe si anëtar i një klani mafioz.
Në videon e arrestimit duket koka e Pelle-s që del nga pjesa e sipërme e një dollapi në shtëpinë e tij në Benestare, një qytezë e vogël në jug të Italisë.
“50 prej nesh kërkuan në vilën dykatëshe ku Pelle kishte jetuar gjithmonë, por u desh një sy shumë i vëmendshëm për të zbuluar vendin ku fshihej ai”, tha komandanti i policisë Francesco Ratta.
Pelle fshihej në një si tip dhome që ndodhej pas dollapit. Dhoma përmbante një dyshek, një freskuese, shishe uji dhe disa të holla.
I arrestuar në fillim në vitin 2008, Pelle arriti t’i shpëtonte policisë 3 vite më vonë kur u dërgua në spital për trajtim mjekësor.
Prokurorët thanë se ai ishte kreu i familjes kriminale Pelle-Vottari, 6 anëtarë të së cilës u vranë në Duisburg, Gjermani në vitin 2007 si pjesë e një grindjeje të vazhdueshme me një klan rival nga qyteti kalabrez San Luca.
Gjatë dy dekadave të fundit mafia kalabreze e njohur si Ndrrangheta, është bërë mafia më e fuqishme dhe më e pasur e Italisë për shkak të rolit të saj në transportin e kokainës në Amerikën e Jugut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY