Itali, arrestohet bosi i mafies, prej 5 vitesh në kërkim por fshihej...

Itali, arrestohet bosi i mafies, prej 5 vitesh në kërkim por fshihej në shtëpi

41
0
Shares

Policia italiane arrestoi një bos të mafies kalabreze, Ndrangeta, i cili nuk ishte lodhur të fshihej shume larg, por qëndronte në një dhomë sekrete të improvizuar në shtëpinë e tij.
Antonio Pelle i kishte shpëtuar drejtësisë përpara 5 vjetësh, kur ishte arratisur nga burgu. Ai figuronte në listën e të kërkuarve më të rrezikshëm të Ministrisë së Brendshme italiane.
Videoja e publikuar nga policia e tregon Pelle teksa del nga pjesa e pasme e një dollapi të madh rrobash, aty ku kishte sajuar dhe strehën e tij të fshehtë.
Rreth 50 policë e kishin kontrolluar vilën dykatëshe të mafiozit, por u desh një sy tepër i vëmendshëm për të zbuluar vendndodhjen e tij. Në hapësirën prapa dollapit gjendej një dyshek, një ventilator, disa shishe uji dhe një sasi parash.
Antonio Pelle 54-vjeçar, përballet tani me një dënim prej 20 vitesh heqje lirie për trafik armësh dhe lëndësh narkotike, ndërsa mbi të rëndon edhe akuza e pjesëmarrjes në një klan mafioz.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY