Itali, ndërron jetë shqiptari që tentoi të djegë të gjallë gruan e...

Itali, ndërron jetë shqiptari që tentoi të djegë të gjallë gruan e tij

30
0
Shares

Ka ndërruar jetë në spitalin Niguarda të qytetit të Milanos shqiptari që pasditen e së premtes tentoi të djeg të gjallë në banesë e tyre bashkëshorten e tij 41-vjeçare.
Gjendja e tij shëndetësore qysh në momentet e para pas ngjarjes ishte shfaqur mjaft e rëndë për shkak se në 97 % të trupit kishte marrë djegie të shkallës së tretë,
Policia italiane ka saktësuar se shqiptari që ndërroi jetë është i moshës 52 vjeç. Hetimet kanë zbardhur se motivi i kësaj ngjarje të rëndë ka qenë kërkesa për divorc e bashkëshorts së tij 41-vjeçare. Viktima nuk e pranonte idenë e ndarjes nga e shoqja dhe gjatë muajit tetor pritej vendimi përfundimtar i gjykatës.
Çifti shqiptar jetonte në komunën e Gorgonzolas në provincën e Milanos e kishin 3 fëmijë të moshës 14 vjeç, 22 vjeç e 23 vjeç.
Gjatë tentativës së vrasjes bashkëshortja ka mundur të shpëtojë duke u hedhur nga dritarja e katit të parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY