FOTO DOKUMENT/ Erla Mëhilli i përgjigjet “kones” Braçe: Ja kush e solli...

FOTO DOKUMENT/ Erla Mëhilli i përgjigjet “kones” Braçe: Ja kush e solli kompaninë e plehrave në Fier

43
0
Shares

Image GalleryZbulohet kush e kërkoi dhe rekomandoi kompaninë e përpunimit të plehrave në Fier.
Ish-zëdhënësja e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli ka publikuar në “Facebook” kërkesat për kompaninë e përpunimit të plehrave në Fier.
Erla Mëhilli i është drejtuar deputetit të Partisë Socialiste Erjon Braçe, duke pasqyruar me fakte se kompania është rekomanduar nga kryebashkiaku i Fierit në atë kohë Baftjar Zeqo, me disa letra dërguar disa herë ish-Kryeministrit Berisha.
“Meqë kone Braçja po pyeste në parlament se kush e ka sjellë këtë kompaninë. Kompania në fjalë në mënyrën më këmbëngulëse dhe të përsëritur është rekomanduar nga Kryetari socialist i Bashkisë se Fierit zoti Baftjar Zeqo, jo me një por me disa letra drejtuar kryeministrit të atëhershëm. Zoti Zeqo thekson në letrat dhe mesazhet e tij se ka më se dy vjet që bashkëpunon në mënyrë të suksesshme me këtë kompani për realizimin e projektit të saj në qytetin e Fierit”, shkruan në “Facebook”, Erla Mëhilli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY