Hetuesit: Avioni malajzian MH17 u rrëzua nga një raketë ruse

Hetuesit: Avioni malajzian MH17 u rrëzua nga një raketë ruse

43
0
Shares

Zyrtarët holandezë thonë se avioni i shoqërisë ajrore të Malajzisë që u rrëzua në Ukrainën lindore në vitin 2014, është qëlluar me raketë. Sipas zyrtarëve, raketë që ishte transportuar në Ukrainë nga Rusia. Përfundimet e hetimit u bënë të ditura sot.
Hetuesit holandezë konfirmuan sot një njoftim të mëparshëm të agjencisë së sigurisë ajrore holandeze se aeroplani i linjës ajrore malajziane MH17 ishte rrëzuar i qëlluar nga një raketë Buk e prodhimit rus.
Avioni u rrëzua ndërsa po fluturonte mbi territorin e kontrolluar nga kryengritësit pro-rusë në rajonet lindore të Ukrainës.
“Kemi arritur në përfundimin se avioni MH17 u qëllua më 17 korrik 2014 nga një raketë 9-M-83-38 që u lëshua nga një raketa-hedhur i tipit Buk-Telar që erdhi nga territori i Federatës Ruse dhe u kthye në territorin e Federatës Ruse pas lëshimit. Konkluzioni bazohet në pjesën më të madhe nga një hetim mjeko-ligjor”.
Hetuesit thanë se ka prova bindëse se territori nga u lëshua raketa “kontrollohej nga luftëtarët pro-rusë”.
Një hetim i mëparshëm identifikoi një zonë prej 320 kilometrash katrore ku ka ndodhur hedhja e raketës. Autoritetet nuk thanë me saktësi kush e lëshoi raketën, megjithëse gjithë ai territor kontrollohej nga separatistët që luftonin kundër forcave qeveritare të Ukrainës.
Rusia i ka mohuar vazhdimisht akuzat. Zyrtarët rusë thanë sot se sipas të dhënave të radarëve të tyre, asnjë raketë nuk është lëshuar nga territori që kontrollohej nga forcat separatiste pro-ruse në Ukrainë.
Të 298 pasagjerët në avion humbën jetën. Avioni po fluturonte nga Amsterdami për në Kuala Lumpur të Malajzisë.
Prokurorët u takuan me anëtarë të familjeve të viktimave sot paradite para se të bënin publik rezultatet e hetimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY