VIDEO/ Arrestohet adoleshenti që fshehu pistoletën me të cilën u vetëplagos shoku...

VIDEO/ Arrestohet adoleshenti që fshehu pistoletën me të cilën u vetëplagos shoku i tij

42
0
Shares

Sot, u bë  arrestimi në flagrancë i R. M.,17 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe M. Xh., 17 vjeç, lindur dhe banues Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi sot rreth orës 12.30 në ambientet e brendshme të një  lokali në rrugën “George W. Bush”, R. M., dhe M. Xh., kanë qenë  të ulur në katin e tretë në një tavolinë të këtij lokali dhe për një moment R. M., ka hapur çantën e tij personale, ku brenda të cilës kishte një pistoletë të llojit “TT”, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente dhe nga pakujdesia si pasojë  e një shkrepje të pa vullnetshme është vetëplagosur në këmbën e majtë, pa rrezik për jetën.
Ndërkohë shoku i tij me të cilin ishte në tavolinë M. Xh., ka marrë armën dhe është larguar.
Nga ana e shërbimeve të policisë është bërë e mundur kapja e M. Xh., si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i pistoletës tip “TT”.
Materialet i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake dhe municionit”,  parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal për shtetasin R.M., dhe për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “ Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 300 dhe 301 të Kodit Penal për shtetasin M. XH.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY