Koreja e Veriut ndalon dasmat dhe… vdekjet…!

Koreja e Veriut ndalon dasmat dhe… vdekjet…!

50
0
Shares

Pehniani zyrtar ka ndaluar të gjitha dasmat e madje edhe funeralet për shkak të përgatitjeve të një kongresi të partisë që pritet të zhvillohet në Korenë e Veriut.
Partia e Punëtorëve e drejtuar nga lideri Kim Jong-un, do të organizojë takimin e parë të këtij lloji pas 36 viteve, takim i cili zhvillohet të premten. Lëvizja e lirë brenda dhe jashtë kryeqytetit është ndaluar gjithashtu, ndërsa janë rritur inspektimet dhe kontrollet edhe në prona private.
Masat e përkohshme thuhet se vihen në zbatim për të minimizuar rrezikun e “aksidenteve”.
Kongresi i fundit i Partisë është mbajtur në vitin 1980, gjatë të cilit babai i Kim Jong-un – Kim Jong-il – u konfirmua si pasardhës i themeluesit të shtetit, Kim Il-sung. Kim, 33-vjeç, i cili është tashmë lider suprem i vendit, pritet të përdorë kongresin për të ‘çimentuar’ udhëheqjen e tij.
Ai pritet të deklarojë se Koreja e Veriut të një shteti bërthamor dhe të përshkruaj vizionin e tij për të ardhmen ekonomike dhe ushtarake të vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY