DETAJE & FOTO/ Emrat që përdoret shqiptari, shofer i “Audi”- të verdhë...

DETAJE & FOTO/ Emrat që përdoret shqiptari, shofer i “Audi”- të verdhë dhe bashkëpunëtorët e tij

71
0
Shares

Vasil Rama, 36-vjeçari shqiptar i arrestuar si shoferi i “Audi”-t të verdhë është një emër i njohur për drejtësinë italiane. Ai është arrestuar të paktën 3 herë dhe në këto raste ka mundur të dalë nga burgu, pasi mbaronin afatet që e mbanin atë brenda.
Nga hetimet ka rezultuar se Rama i ka shpëtuar policisë italiane me qindra herë, ndërsa shpejtësia e “Audi”-t të verdhë”, arrinte deri në 280 km/orë.
Për më shumë se një muaj (janar i këtij viti) ai dhe banda e tij, terrorizuan lindjen dhe veriun e Italisë. 36-vjeçari ka përdorur të paktën 5 identitete të rreme, duke bërë që policia të mos e pikaste. Emrat e tij më të përdorur ishin: Lulëzim, Luli, Lulzim, Lulizim. Dhe për këto identiteti ai ndryshonte vetëm datën e lindjes.
Sipas prokurorit të Venecias, Stefano Ancilotto shqiptari ka treguar edhe bashkëpunëtorët e tij: Shkëlzen Malokaj, 29 vjeç dhe Indrit Hanxhari, 33 vjeç.
Vasil Rama u arrestua të hënën nga policia greke në Kristallopigi, një fshat në kufi me Shqipërinë, afër pikës kufitare të Kapshticës. Nga hetimet ka rezultuar se që nga grabitja e parë në Itali, në vitin 2001, ai udhëtonte më pas drejt Francës, Gjermanisë, Greqisë dhe Shqipërisë.
audii

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY