Saimir Tahiri në TV premton rritje pagash për policinë, “prapa kuintave” u...

Saimir Tahiri në TV premton rritje pagash për policinë, “prapa kuintave” u mbahen 200 mijë lekë nga paga

41
0
Shares

Punonjësit e policisë nuk e kanë marrë të plotë pagën e muajit gusht. Burime për “Neës 24” nga policia thanë se secili efektiv ka marrë 8 deri në 20 mijë lekë (të reja) më pak nga paga mujore. Kjo shumë iu është mbajtur me argumentin se paratë e paguara më herët për orët shtesë nuk ishin tatuar dhe ky tatim iu është llogaritur në pagën e muajit gusht.
Në një hark prej 3 – 4 muajsh efektivët e policisë që punojnë më shumë se orët e lejuara marrin pagën për orët suplementare në shërbim, pagesë, e cila varion rreth 10 mijë lekë shtesë mbi rrogën mujore. Për vitin 2015 Policia e Shtetit ka marrë nga buxheti një fond rreth 220 milionë lekë për orët suplementare të punonjësve të saj. Afërsisht e njëjta shifër ishte parashikuar edhe për këtë vit.
Ky problem ndodh pikërisht në muajin kur ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha pas vrasjes së policit të FNSH Ardian Kodra se do t’i kërkojë kryeministrit Edi Rama rritjen e pagës së policëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY