Konfindustria: Oligopol në kompanitë e sigurimeve

Konfindustria: Oligopol në kompanitë e sigurimeve

46
0
Shares

Konfindustria, një organizatë që përfshin biznese të prodhimit, vlereson, se rritja e njekohshme e fundit nga te gjithe kompanite e cmimeve per sigurimin e detyrueshem te makinave, shpreh qartesisht gjendjen oligomonopol te tregut te sigurimeve.

Gjendja behet edhe me shqetesuese kur vlereson, se ne periudhe me pak se 2 vitesh tarifat e sigurimit te detyrueshem jane rritur ne pothuaj 300% per mbi 500 mije automjete te biznesit dhe qytetareve, me taktiken e faktit te kryer, thuhet në deklaratën e Konfindustrisë.

Sipas deklaratës ë organizatës së prodhuesve shqiptar, ne vendet demokratike te botes do te mjaftonte edhe nje rast i vetem i ngjashem me Shqiperine per tu percaktuar menjehere si praktike e denueshme e tipit kartel dhe si rrjedhim marre masat e nevojshme te ashpra penalizuese nga institucionet rregullatore te fushes. Nderkohe ne Shqiperi per raste te qarta dhe te perseritura oligopol nuk ka asnje veprim nga institucionet pergjegjese si AMF/Agjencia e Mbikqyrjes Financiare dhe Autoriteti i Konkurencs, duke dhene shenja te qarta te paaftesise se plote dhe deri ne fenomenin e korrupsionit te shkalles me te larte te “state capture/kapjes se shtetit”.

Konfindustria do ti kerkoje zyrtarisht Kuvendit te Shqiperise liberalizimin e tregut të sigurimeve nepermjet kalimit nga sigurimi i “detyrueshem” ne “vullnetar” te automjeteve, hapjes se tregut per operatore te rinj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY