Enigma e vrasjes së gruas: “Tradhëtari” ishte burri

Enigma e vrasjes së gruas: “Tradhëtari” ishte burri

44
0
Shares

Në foto, dhoma ku u krye vrasja

Të afërmit e Veli Dervishit thonë se plaku gënjeu për të shoqen e moshuar kur ka dëshmuar se e kishte tradhtuar gjithë jetën.

Sipas tyre ishte burri që tradhtonte gruan dhe për këtë arsye kanë patur debate gjithë jetën.

Krimi në familje ndodhi dje rreth orës 19:50, kur shtetasi Veli Dervishi 73 vjeç vrau me sëpatë në kokë gruan e tij, tek një shtëpi ku po pushonin në Golem.

Çifti Dervishi jetonin në Tiranë, në një apartament në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Ndërsa kishin edhe një shtëpi pushimi pranë plazhit të Golemit, ku zakonisht shkonin gjatë verës për të kaluar disa ditë pushime. Edhe mbrëmjen e djeshme ata ndodheshin vetëm aty, prej disa ditësh, pasi kishin shkuar për plazh.

Veli dhe Shazivare Dervishi janë prindër të tre djemve, të cilët janë të martuar dhe jetojnë me familjet e tyre në Itali. Ndërsa dy të moshuarit prej disa vitesh jetonin vetëm. Njëri prej djemve ndodhej në Shqipëri këto ditë pasi kishte ardhur për pushime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY