Nga e hëna fillon shitja e kanabisit në faramacitë e Maqedonisë

Nga e hëna fillon shitja e kanabisit në faramacitë e Maqedonisë

91
0
Shares

Vaji kanabis vaj për qëllime mjekësore nga e hëna mund të blihet në faramacite e Maqedonisë, por vetëm me udhëzim nga mjeku.

Agjencia e Maqedonisë për barna dhe elemente mjekësore ka miratuar çmimin e dy vajrave të reja nga kanabisi.

Kanobil Kanc 300 dhe Kanobil Kanc 600, i cili u propozua nga prodhuesi Replekfarm tashmë ka filluar shpërndarjen nëpër barnatore, shkruan tetova sot.

Vaji më i dobët, Kanobil Kanc 300 do të shitet me çmimin e 5.544 denarë, dhe Kanobil Kanc 600 me një çmim prej 9.240 denarë.

Një produkt përmban 300 miligram THC + 300 mg CBD në paketat e 120 ml, ndërsa tjetri ka 600 mg THC + 600 mg CBD në paketat e 240 ml.

Përdorimi i këtyre vajrave kërkon udhëzim nga mjeku dhe është miratuar për katër sëmundjet: kancer, sklerozë të shumëfishtë, SIDA dhe epilepsi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY