Golem, rrëfehet në polici 73-vjeçari: Ja pse e vrava gruan me sëpatë

Golem, rrëfehet në polici 73-vjeçari: Ja pse e vrava gruan me sëpatë

42
0
Shares

Pas vetëdorëzimit në postën  e policisë së Golemit, Veli Dervishi, 73 vjeç ka rrëfyer motivet e vrasjes së gruas së tij me sëpatë.
Sipas burimeve të policisë, nisur nga dëshmitë e vrasësit, mësohet se ngjarja ka pasur për motiv, një konflikt banal, gjatë të cilit burri nuk ka duruar dhe pranuar që gruaja ti kërkonte llogari.
Mësohet gjithashtu se vrasësi ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e krimit.
“Vrasja ka ndodhur për motive banale. Ajo më kërkonte gjithmonë llogari. Më pyeti ku isha s’mund ti jepja llogari për çdo gjë. Më acaroi shumë nervat ndaj e vrava”, mësohet të ketë dëshmuar vrasësi i moshuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, të mbrëmjes së sotme në Golem, te kompleksi “Murrizi”. Veli Dervishi, 73 vjeç, ka vrarë me armë të ftohtë (sëpatë), bashkëshorten e vet shtetasen Shazivare Dervishi, 68 vjeçe.
Autori është vetëdorëzuar më pas te Posta e Golemit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY