FOTO/ Vdekja e të miturit në ashensor, rrëfehet punëtori që tentoi ta...

FOTO/ Vdekja e të miturit në ashensor, rrëfehet punëtori që tentoi ta ndihmonte

37
0
Shares

Bardhyl Duzha është punëtori që tentoi të shpëtonte të miturin nga Shkozeti, që humbi jetën pas rënies në tunelin e ashensorit të një fabrike në Durrës.
Duzha ka folur nga spitali për ngjarjen tragjike, ku humbi jetën 15-vjeçari Klodian Lala.
Duke folur për “News 24”, Duzha ka thënë se ashensori u prish në katin e tretë dhe se ai ishte detyruar të hidhej.
“Ashensori u prish në katin e tretë, dhe unë u detyrova të hidhesha. Por kur pashë që pas meje ishte një fëmijë, që rrinte varur, shkova ta ndihmoja, por s’ia dola dot”, tha ai.
“Ishim duke punuar që në 8 të mëngjesit, deri pasdite. Po merrnim materialet, ato stolat. Në momentin e fundit, ikën ashensorit lart. Shkoj në katin e tretë, por nuk punonte.
U hodha te bazamenti i shesh-pushimit. Kur ktheva kokën pas që ishte një fëmijë pas. Ishte varur tek ashensori, shkoj ta kap, por ramë të dy brenda në gropë.
Unë fatmirësisht shpëtova, por djali jo. Nuk e kisha parë ndonjëherë, ndoshta aty punonte nëna e tij. Ne po lëviznim prej atij vendi ku punonim”, pohon Duzha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY