FOTO/ Ja kush është i riu që qëlloi me armë zjarri sot...

FOTO/ Ja kush është i riu që qëlloi me armë zjarri sot tek “Rruga e Elbasanit”

77
0
Shares

Ermal Kadilli

Identifikohen tre personat e arrestuar ditën e sotme, të cilët dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, duke vënë në alarm policinë e kryeqytetit .

Sipas policisë të arrestuarit janë, Ermal Kadilli, 36 vjeç i cili qelloi me arme zjarri, Dritan Masha, 36 vjeç, Dritan Ago, 35 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka dhënë detaje të mëtejshme.

Të tre personat e sipërpërmendur të cilët u ndaluan nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, udhëtonin në një automjet tip Jeep, me targa AA 425 ON dhe dyshohet të kenë qëlluar me armë, pasi kanë dalë nga një resort (bar -restaurant), në Mullet.Policia ka marrë informacion dhe është vënë në ndjekje te tyre.

Rreth orës 14:40, ata janë konstatuar nërrugën e “Elbasanit”, nga patrulla e dytë, pasi nuk i kanë qëndruar patrullës policore në vendin e njohur si rreth rrotullimi TEG-ut.

Në momentin e ndalimit këta shtetas, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe menjëherë kanë hedhur jashtë në tokë sendin e kundraligjshëm, një armë zjarri pistoletë tip TT.

armaaaa

Dyshohet se arma i përkiste shtetasit Ermal Kadilli, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vendnngjarje, Mullet, janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja.

Policia ndërkohëpo punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY