DETAJE/ Ja kush e shoqëroi dhe dorëzoi në polici vrasësin 73-vjeçar të...

DETAJE/ Ja kush e shoqëroi dhe dorëzoi në polici vrasësin 73-vjeçar të bashkëshortes në Golem

47
0
Shares

Të tjera detaje dalin pas vrasjes së sotme me sëpatë, të bashkëshortes nga 73-vjeçari Veli Dervishi.
Burime të policisë së postës së Golemit bënë të ditur se grindja dhe krimi i vrasjes së 68-vjeçares Shazivare Dervishi nga bashkëshorti i saj, ka ndodhur në prezencë të djalit të çiftit.
Jo vetëm kaq, por pas vrasjes, ka qenë djali i cili ka shoqëruar dhe dorëzuar në postën e policsë babanë e tij Veli Dervishi.
Pas vetëdorëzimit në postën  e policisë së Golemit, Veli Dervishi, 73 vjeç ka rrëfyer motivet e vrasjes së gruas së tij me sëpatë.
Sipas burimeve të policisë, nisur nga dëshmitë e vrasësit, mësohet se ngjarja ka pasur për motiv, një konflikt banal, gjatë të cilit burri nuk ka duruar dhe pranuar që gruaja ti kërkonte llogari.
Mësohet gjithashtu se vrasësi ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e krimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY