Zgjerohet tregu çam, Rama i jep poste të tjera PDIU-së

Zgjerohet tregu çam, Rama i jep poste të tjera PDIU-së

44
0
Shares

Edi Rama po thellon më tej bashkëpunimin me Shpëtim Idrizin, duke i dhënë partisë së tij më shumë poste ne nivel drejtorësh në disa prej qyteteve kryesore të vendit.
Gazeta “Shekulli” e ish-deputetit Koço Kokëdhima thotë se ende nuk dihet me saktësi sa është numri i drejtorive që Rama ka vendosur t’i japë Shpëtim Idrizit, por vihet re fakti se këto lëvizje pritet të shkaktojnë jo pak pakënaqësi në bazën e PS-së, anëtarët e së cilës nuk po gjejnë hapësirë në administratën publike.
Burime të gazetës thonë se këto poste i kalojnë PDIU mbi bazën e marrëveshjes që kanë dy partitë e koalicionit, duke përjashtuar mundësinë që të kenë lidhje me zgjedhjet e pjesshme në Dibër.
“Shekulli” zbardh disa prej emërimeve, duke theksuar se këto lëvizje bëhen për shkak të afrimit të zgjedhjeve parlamentare.
Në Tiranë është emëruar Galip Taho, i njohur si përfaqësues i PDIU-së, në postin e drejtorit të në Drejtorinë e Shfrytëzimit të Automjeteve.
Më herët në këtë detyrë ishte Gentian Daja nga PS. Në spitalin rajonal të Fierit është emëruar Brunilda Camaj e PDIU në vend të Kreshnik Ternovës.
Në krye të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Sarandës është emëruar një tjetër përfaqësues i PDIU-së, pas largimit të Ana Shehut të PS.

whatsapp image 2016-08-27 at 09 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY