SHIFRAT/ Tenderat e fituara nga Sadriu në një vit, aq sa çdo...

SHIFRAT/ Tenderat e fituara nga Sadriu në një vit, aq sa çdo familje dibrane të marrë 70 mijë lekë më muaj pagesë papunësie

51
0
Shares

Tenderat e fituara nga deputeti socialist Sadri Abazi, vetëm në një vit, regjistrojnë një shumë të konsiderueshme, aq sa çdo familje dibrane, mund të përfitonte pagesë papunësie rreth 70 mijë lekë në muaj.
Denoncimin e bën sërish PD.
NË emër të PD-së, zdhënësja Ina Zhupa, duke renditur edhe një sërë shifrash të tjera krahasuese, bën të ditur se, “prej tre vitesh, me këtë skemë, pasuritë e buxheti i vendit shkojnë për Edi Ramën e kusarët e tij, për popullin mbetet varfëria, burgu ose emigracioni”.

Deklarata e plotë e zëdhënëses së PD, Ina Zhupa


ina zhupa, 27 gushtFatura e korrupsionit të Edi Ramës vetëm me tenderat që i jep Sadri Abazit për një vit është sa pensioni në qytet për 7055 persona, pensioni në fshat për 12 832 persona, sa 4811 paga minimale, është pagesa e papunësisë për 15 453 persona.
Është pra njësoj sikur çdo familje dibrane të marrë 68 mijë e 500 lekë më muaj pagesë papunësie, por që nuk i marrin, sepse i ndan Rama me Sadriun.
Prej tre vitesh, me këtë skemë, pasuritë e buxheti i vendit shkojnë për Edi Ramën e kusarët e tij, për popullin mbetet varfëria, burgu ose emigracioni.
Po nuk është ky prioriteti i Edi Ramës.
Nuk janë qytetarët zgjedhja e tij.
Prioriteti dhe zgjedhja e tij, është ndarja e parave të shqiptarëve me Sadriun.
Që Sadriu më pas të blejë vota.
Që pushteti të mbahet me çdo kusht.
Ky sundim i korruptuar e kriminal është në ditët e fundit.
Qytetarët nuk do të mbajnë më në kurriz Edi Ramën me oligarkët e tij.
Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.

Konkretisht

Edi Rama i ka dhënë oligarkut të tij Sadri dhjetëra tendera për një vit dhe ka pranuar ofertën e tij më të lartë në çdo rast.
12 miliardë lekë ka marrë Sadriu nga ministritë e bashkitë e Edi Ramës, ndërkohë që ofertat e tjera të skualifikuara merrnin përsipër ti kryenin punimet me 11 miliardë lekë.
1 miliardë lekë është diferenca, është fatura e korrupsionit të Edi Ramës.
1 miliardë lekë që vidhen ende pa filluar punimet, para që do të kishin përmirësuar jetën e mijëra qytetarëve, siç edhe i kemi renditur në tabelë.
1 miliardë lekë Edi Rama mund ti kishte kursyer duke lejuar garën e konkurrencën. Këto para mund të shkonin për zbutjen e varfërisë e krijimin e vendeve të punës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY