LISTA/ Kryekumbari, gangsterët dhe mercenarët që kanë monopolin e organizatës kriminale “Policia...

LISTA/ Kryekumbari, gangsterët dhe mercenarët që kanë monopolin e organizatës kriminale “Policia e Shtetit”

65
0
Shares

“Organizatë kriminale” e ka etiketuar sot ish-kryeministri Sali Berisha, Policinë e Shtetit.
Duke marrë shkas nga episodet më të fundit që implikojnë policinë, Berisha shprehet se drejtuesit e sja të lidhur me krimin e kanë shndërruar Shqipërinë në Kanabistan.
Për Berishën, ndërsa “kanabisi është vetëm njeri aspekt i veprimtarisë kriminale të organizatës kriminale që quhet Polici e Shtetit, sulmet ndaj gazetarëve, brutaliteti ndaj qytetarëve, bashkëpunimi me bandat për marrjet peng dhe vrasjet e tyre, thyerjet e bankave, grabitjet e parave edhe në pistën e aeroportit, organizimi i trafikut të drogave dhe njerëzve që të gjitha sot janë monopol i organizatës kriminale të qeverisë kriminale që quhet Polici e Shtetit”.
Më tej Berisha rendit edhe “kupolën” dhe shkallën hierarkike të kësaj bande kriminale…

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Policia e Shtetit organizatë kriminale e një qeverie kriminale!


okEpisode te perditshme faktojne kriminalizimin nga koka deri tek kembet e Policise se Shtetit, e cila me shpejtesi te rrufeshme shnderroi Shqiperine nga Alpet deri ne Kakavije ne Kanabistan te vertet, apo rriti kete vit me 1500 here siperfaqen e mbjelle me kanabis krahasuar me siperfaqen e mbjelle ne vitih kulmor 2013 ne Lazarat.
Nje polic me uniforme deshmoi sot ne ABC News ate qe qytetari dixhital ka informuar publikun me dhjetra here, se prapa kanabizimit te Shqiperise qendrojne drejtoret e qarqeve dhe vartesit e tyre ne Policine e Shtetit, te cilet perveç 20 euro per cdo rrenje marrin dhe 50% te fitimit.
Por kanabisi eshte vetem njeri aspekt i veprimtarise kriminale te organizates kriminale qe quhet Polici e Shtetit.
Sulmet ndaj gazetareve, brutaliteti ndaj qytetareve, bashkepunimi me bandat per marrjet peng dhe vrasjet e tyre, thyerjet e bankave, grabitjet e parave edhe ne pisten e aeroportit, organizimi i trafikut te drogave dhe njerezve qe te gjitha sot jane monopol i organizates kriminale te qeverise kriminale qe quhet Polici e Shtetit.
Kete krim qe ka mbuluar gjithe Shqiperine e drejton dhe e udheheqin Edvin Shullazi si kryekumbar i Kostandineve, Shullazeve, Frrokeve, Prengeve, Nokave. E udheheq nje gangster ordiner, nje skafist minister rendi me Bashkimin, Habilet, Albanet, Didet dhe Çakot e tij, e udheheq nje mercenar pa moral dhe ligj si drejtori i Pergjithshem i Policise qe regjistron per llogari te Edvin Shullazit, presidentin e Republikes, kreun e opozites, parlamentit dhe cdo person tjeter qe i kerkojne boset e tij.
Kurre ndonje here shqiptaret dhe jeta dhe prona e tyre nuk kane qene me te rrezikuar me te kercenuar se sa sot nga policia e shtetit, nje organizate kriminale e nje qeverie kriminale!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY